Flash

Shpallet në kërkim, zbulohet akuza për ish-kreun e bashkisë Agim Kajmaku

Lapsi.al 11 November 2019
Shpallet në kërkim, zbulohet akuza për ish-kreun e bashkisë

Agim Kajmaku është shpallur në kërkim pasi ka shkarkuar nënkryetarët e tij pasi vetë u shkarkua nga KQZ-ja si pasojë e akuzave nga prokuroria për falsfifikim të formularit të dekriminalizimit.

Mësohet se pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i bashkisë Vorë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI