Flash

Renata Caci për lidhjen e saj të parë: Mendoja se ishte i pari dhe i fundit

Lapsi.al 11 November 2019
Renata Caci për lidhjen e saj të parë: Mendoja se ishte i pari

E ftuar ditën e djeshme në emisionin “E diell” ishte aktorja e njohur e humorit, Renada Caci.

Ajo është bërë e famshme për publikun shqiptar me rolin e “Luzes” dhe pavarësisht se kësaj here nuk ishte në rol, nuk i ka lënë mënjanë batutat e shumta.

Gjatë intervistës në studio, gazetari Ervin Kurti e ka pyetur aktoren se si ka qenë puthja e saj e parë.

“Obobo me këto gjëra merret ky, thashethemaxhi. Ç’të duhet ty? Ajo është gjë private”- tha Renada me humor.

Më tej, ajo tregoi për takimin e saj të parë, i cili kishte qenë paksa i sikletshëm.

“Dashuria e parë, që më ka rrahur zemra fort ka qenë jashtë shkollës së mesme, pak më e vogël. Kam qenë e rrezikshme ore! E sugjeroi ai (të pinin birra), dhe unë atë e kisha shumë qejf e s’doja t’ja prishja. Kemi qenë tek lokali “1 Maji” në Tiranë. Sigurisht që nuk e piva të gjithën, vetëm gjysmën. Thjesht rrija si e turpshme se mendoja që ishte i pari dhe i fundit në jetën time dhe që me atë do martohesha.”- tregoi aktorja duke qeshur.

Të këshilluara

Onat thumbon publikisht Mozzik

Onat një prej pjesëtarëve të grupit BabaStars ka qënë pjesë e spektaklit “Shiko Kush Luan”. Gjatë pjesës së intervistës së tij nga Fifi, ai ka thumbuar publikis...

14:48

Madonna paditet nga fansat

Turneu muzikor “Madame X” shumë shpesh është kritikuar për vonesën e këngëtares, për performancat e dobëta dhe momentet kur Madonna vendos të pijë e të dehet në...

14:40

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI