Flash

Përplasja e makinave luksoze, arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Sauk

Lapsi.al 11 November 2019
Përplasja e makinave luksoze, arrestohet shoferi që aksidentoi

Pak orë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën një 17-vjeçari në Sauk, policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.F., i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ teksa ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi me inicialet K. V., si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital.

Drejtuesi i mjetit akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI