Flash

Parfumet që përdorin motrat Kardashian

Lapsi.al 11 November 2019
Parfumet që përdorin motrat Kardashian

Kim, Kourtney dhe Khloé Kardashian do të sjellin një koleksion me tre parfume – KKW Fragrance Diamond Collection – që vjen në emrat Diamond Kim, Yellow Diamond Kourtney dhe Pink Diamond Khloé.

Ato po punojnë prej kohësh për të kuruar parfumin që përputhet me shijet dhe personalitetin e tyre.

Motrat Kardashian zbuluan për Marie Claire si nisi bashkëpunimi. “Nuk kemi punuar së bashku prej kohësh. Puna me parfumet kërkon një kohë të gjatë për t’u lançuar sepse frymëzohet nga emocionet. Kështu që mendova që ku ka më mirë sesa ta bëj këtë punë me motrat e mia,” u shpreh Kim. Po ç’aromë përdor secila?

Khloé zbuloi se Kim preferon parfumet që përcjellin ndjenjën e pasurisë. Hm, e çuditshme, apo jo. Kourtney mban aromë vanilje, ndërsa Khloé një përzierje të jaseminit, tuberozës dhe jargavanit.

Përsa i përket parfumit të tyre të parë, Kim dhe Khloé përmendin Thierry Mugler Angel, ndërsa Kourtney Estée Lauder Youth-Dew.

Angel vjen si përzierje e aromave si pjepri, arra e kokosit, portokalli, jasemini dhe ananasi, ndërsa Youth Dew është një parfum me erë të lehtë, përbërë me aromë portokalli, pjeshkë, kanellë, karafil, orkide, jasemin dhe vanilje.

Të këshilluara

Dua Lipa tregon për takim e saj të parë

Dua Lipa ka ndarë së fundmi  në një emision britanik radiofonik një takim qesharak me një djalë, që daton në të shkuarën e saj. “Ishte takimi i parë dhe ai m...

15:11

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI