Flash

Klientët e qeverisë, kompania "Fusha" fituese e mbi 55 milionë € tendera

Lapsi.al 11 November 2019
Klientët e qeverisë, kompania "Fusha" fituese e mbi 55

Kompania Fusha shpk është shpallur fituese edhe e tenderit për ndërtimin e vazhdimit të Lungomares deri te tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ky është tenderi i 7-të që kjo kompani fiton nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Së bashku me 38 tenderat e Bashkisë Tiranë, Fusha shpk rezulton të ketë përfituar mbi 55 milionë euro tendera.

Projekti i Lungomares II me fond limit 3,75 milionë euro ishte tenderuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Tenderi që u mbajt më 12 shtator pati 6 oferta.

Fusha shpk ofroi 3,1 milionë euro, por nuk ishte oferta më e ulëta. Më e ulëta ishte e kompanive Curri & Xhengo 2,9 milionë, por ato u përjashtuan për mospërmbushje “përvoje për kontrata të ngjashme” dhe “mungesë licencash”.

Njësoj, për “mosplotësim kushtesh” dhe “mungesë përvoje për punë të ngjashme”, u përjashtuan nga tenderi edhe 4 ofertat e tjera: Salillari (€3,4 milionë); Gjikuria (€3,5 milionë); Be-IS & Vëllezërit Hysa & 2T (€3,5 milionë); Gener 2 (€3,7 milionë).

Tenderi i Lungomares II bëhet i 7-ti i fituar nga Fusha shpk prej FSHZH. Sipas Open Data, Fusha shpk ka fituar edhe 6 tendera të tjerë duke kapur vlerën totale të rreth 20 milionë eurove për:

Bulevardi i Vlorës 1 miliardë lekë (€8 milionë)

Bulevardi i Sarandës 570 milionë lekë (€4,7 milionë)

Shëtitorja e Golemit 420 milionë lekë (€3,4 milionë)

Shëtitorja e Himarës 195 milionë lekë (€1,6 milionë)

Gjelbërimi i rrugës Levan-Kakavijë 128 milionë lekë (€1milionë)

Gjelbërimi i Parkut të Liqenit Tiranë 50 milionë lekë (€400 mijë)

Përveç 20 milionë eurove tendera nga FSHZH, Fusha shpk rezulton fituese e madhe edhe e tenderave në Tiranë.

Prej korrikut 2015 ajo ka fituar 38 tendera publikë nga Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj me vlerë mbi 35 milionë euro. Prej këtyre punimeve më të debatuarat kanë qenë Sheshi Skënderbej dhe së fundmi Bulevardi Zogu I.

Lungomare dhe problemet me tenderat

Projekti i Lungomares nisi në vitin 2013 dhe kapi koston totale të 17.2 milionë eurove. Aktualisht tenderi i FSHZH parashikon zgjatje me rreth 640 metra deri te tuneli i Ujit të Ftohtë, por ideja është që projekti të vazhdojë më tej deri në Orikum, zonë e shfrytëzuar për turizëm nga shumë biznese. Për këtë në fund të sezonit turistik Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi të prishë atje rreth 60 ndërtime. Pronarët u përplasën me inspektorët dhe policinë. Ata kërkuan transparencë për projektin dhe dëmshpërblime, por projekti për zgjatjen deri në Orikum nuk është bërë ende publik.

Vendimin për ta zgjatur shëtitoren edhe mbi 5 kilometra përtej tunelit të Ujit të Ftohtë e bëri me dije Kryeministri Rama në tetor kur përuroi mbarimin e punimeve për lagjen e vjetër të Vlorës. ATSH citoi Kryeministrin teksa tha se:

“[…] po fillojmë punën për zgjatimin e Lungomares 2, fillimisht me zgjatimin deri tek tuneli dhe pastaj me vazhdimin e segmentit tjetër deri në Orikum (mbi 5 km larg tunelit)”.

Muajt e fundit ka patur probleme të theksuara me tenderat e rrugëve. Kontestimet e kompanisë Gjoka Konstruksion për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë nxorrën në pah përpjekjet që po bëheshin nga kompani të tjera për ta siguruar atë si dhe përkrahjet nga zyrtarët për të ndikuar në zgjedhjen e fituesit.

Për të shmangur të gjitha debatet dhe skandalet që do ta rëndonin edhe më shumë pozitën e qeverisë, Ministria e Infrastrukturës e anuloi tenderin, ndërsa Drejtoresha e Autoritetit Rrugor u dorëhoq./ Exit.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI