Flash

Kevin Hart bën daljen e parë publike pas aksidentit

Lapsi.al 11 November 2019
Kevin Hart bën daljen e parë publike pas aksidentit

Komediani  Kevin Hart ka bërë daljen e parë publike që pas aksidentit në muajin shtator. Ai mori pjesën në ndarjen e çmimeve “People Choise Awards” gjatë mbrëmjes që lamë pas.

Aktori i njohur 40-vjeçar mori çmimin si aktori më i mirë komedian për vitin 2019 dhe mbajti një fjalim gjatë tërheqjes së çmimit.

Hart u shpreh edhe për aksidentin duke shkaktuar brohorima në sallë gjatë fjalës së tij. “E para dhe e rëndësishmja dua të falenderoj Zotin, sepse mund të mos isha këtu. Fakti që jam këtu më bën të vlerësoj akoma më shumë jetën. Më bën të vlerësoj gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi si familja. Dua të falenderoj bashkëshorten time, fëmijët e mi të cilët ishin aty për mua,”-u shpreh mjaft i prekur aktori.

Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko Parrish kanë së bashku 3 fëmijë, Hendrix 12-vjeç, Heaven 14-vjeçare dhe Kenzo 2-vjeçar.

Gjatë muajit shtator ai pësoi një aksident të rëndë automobilistik duke dëmtuar shtyllën kurrizore në 3 vende. Aktualisht aktori është në proces rekuperimi.

Të këshilluara

Bebe Rexha përfundon e sëmurë (Foto)

Ditë më parë ajo kishte marrë mjekim pasi ishte ftohur, por e ftohura i është rikthyer sërish këngëtares më e fortë. Me anë të një postimi në Twiterr këngëta...

14:30

Kylie Jenner përkrah Travis Scott

Kylie Jenner ka udhëtuar drejt Houston këtë fundjavë dhe arsyeja na ka habitur të gjithëve. 22-vjeçarja ka shkuar në këtë vend për të mbështetur ish të dashu...

12:55

Leonardo DiCaprio feston sot 45-vjetorin

Leonardo DiCaprio është një ndër aktorët më të njohur në mbarë botën dhe ndër më të pëlqyerit nga femrat. Ai mbetet ikona e viteve ’90, i cili rrëmbeu zemrat...

11:56

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI