Flash

Faktet/Si po e manipulon shumica zgjedhjet për Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 11 November 2019
Faktet/Si po e manipulon shumica zgjedhjet për Gjykatën Kushtetuese

Dalin fakte të dyshimta për dy kandidatet që kryetari i KED, Ardian Dvorani do ti imponojë si gjykatëse kushtetuese duke shkelur ligjin dhe duke anashkaluar kreun e shtetit.

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Dokumentat zyrtare tregojnë se Arta Vorpsi dhe Elsa Toska, dy kandidatet e preferuara te socialisteve, për në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë fituar konkursin për t’u regjistruar në Shkollën e Magjistraturës dhe për tu bërë më pas gjytare, por do të përfundojnë drejt e në Gjykatën e lartë.

Vorpsi dhe Toska, morrën pjesë në një testim nga Shkolla e Magjistraturës në Maj 2018 ku duhet të arrinin një minimum prej 60 pikësh, edhe pasi të kalonin me sukses procesin e rivlerësimit, kishin mundësinë të fitonin statusin e magjistratit. Por juristet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska nuk kanë marrë më shumë 56 dhe 57 pikë.

Por fakti që të dyja kandiatet nuk fituan dot statusin e magjistratit, me qëllim që të mund të emëroheshin si gjyqtare në Shkallën e Parë, nuk e ka penguar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që t’i rëndisë në mënyrë të dyshimtë të dyja kandiatetet në vendin e parë për t’u bërë gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vendimmarrje e KED të kryesua r nga Adrian Dvorani ngre shumë pikëpyetje për procedurat e ndjekura për vlerësimin e tyre. Si është e mundur që një kandidatë që nuk kalon dot “klasën” për t’u emëruar gjyqtarë i shkallës së parë, mund të emërohet në gjykatën më të lartë në vend – Gjykatën Kushtetuese.

Kush janë dy kandidatet për Kushtetuese?
Arta Vorpsi është këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese prej më shumë se një dekade dhe një nga kandidatët për anëtarë të kësaj gjykate. Paralelisht me punën si këshilltare ligjore në Kushtetuese, Vorpsi është edhe lektore e së drejtës kushtetuese si dhe eksperte trajnuese në Shkollën e Magjistraturës. Ajo ka bashkëpunuar gjithashtu me një sërë organizatash në rolin e ekspertes ligjore.
Elsa Toska është këshilltare ligjore prej 12 vitesh dhe kandidon për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punon si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Ajo ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI