Flash

Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Lapsi.al 11 November 2019
Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (që po qëndron në detyrë prej dy vjetësh), sot Rilindja ka kryer aktin e dytë të madh të shkatërrimt të Reformës në Drejtësi, zgjedhjen në mënyrë të paligjshme të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim të atij që prej ditësh është përshkruar si një konflikt proceduarash mes Kuvendit të Shqipërisë dhe presidencës, fshihet në fakt një lojë e qartë ekulibrash politike. Shumica parlamentare kërkonte të shpinte atje dy emrat e saj, të dala nga lista e hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili vepron nën influencën e ndjeshme të një drejtuesi si Ardian Dvorani dhe kryeprokurores së përkohshme, Marku.

Pavarësisht nga piruetat që janë bërë në KED, ku njëra nga kandidatet (tashmë e shpallur fituese nga kuvendi) nuk plotësonte prametrat as për gjyqtare e shkallës së parë (lexo këtu), aty gjithësesi u hartua një listë. Por në këtë listë gjendej edhe një “armike e partisë”, juristja Marsida Xhaferllari.

Pikërisht në emër të saj u zhvillua beteja.

Kjo zonjë, që bashkëjeton me sa duket me ish deputetin Enkeled Alibeaj, që ka punuar si kryeinspektore e këshillit të Lartë të Drejtësisë nën presidencën Nishani dhe Meta, i plotësonte të gjitha parametrat për t'u trajtuar si e padëshiruar. Jo vetëm Dvorani dhe Marku ia ulën asaj pikët në maksimum, jo vetëm që vettingu e hetoi për dy vite dhe në fund nuk mori vendim për të, por u shkua dhe më tej, u prish gjithë arkitektura e procedurës së përzgjedhjes së një gjykatësi kushtetues, vetëm e vetëm për të shkuar tek emrat që i duheshin Rilindjes.

Ashtu siç kuptohet lehtësisht nga qëndrimet e mbajtura nga socialistët në kuvend, ky puç institucional u organizua vetëm që të përjashtohej Meta nga mundësia hipotetike e përzgjedhjes së Xhaferrllarit.

Në këtë procedurë që Lapsi.al e ka shpjeguar imtësisht në shkrimin këtu poshtë, fillimisht u shkel kushtetuta. Sepse neni 179 (2) i saj e përcakton qartë se zgjedhja e anëtarëve duhet bërë me radhë për të ruajtur parimin e ekuilbrit të pushteteve.

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Sipas këtij rendi të përcaktuar në mënyrë taksative, as Ilir Meta nuk mund të përzgjidhte dy kandidatë në të njëjtën kohë, dhe as parlamenti dy të tjerë ashtu sikurse bëri sot.

Organizata e Rilindjes zgjodhi të veprojë pikërisht kështu, pra edhe për t'i hequr kreut të shtetit të drejtën e dekretimit të një anëtari të ri edhe për t'i dhënë vetes një kompetencë që nuk i takon.

Por, për të mbërritur deri këtu, skema e manipulimit qe më e gjatë. Ajo ishte e rakorduar plotësisht me kryetarin e “pavarur” të KED, Ardian Dvorani, i cili i mbajti listat e hartuara nga institucioni i tij të fshehura në sirtar, pikërisht për të krijuar këtë anomali që i mohonte presidentit të drejtën për të zgjedhur lirisht.

Nga gjithë kjo histori banale kapsish të shtetit rrjedhin disa përfundime të thjeshta.

Në fakt e keqja më e vogël është dërgimi i njerëzve të Rilindjes në majat më të larta të drejtësisë.

Pasojat afatgjata janë shumë më të rënda.

Ato kanë të bëjnë me përdhosjen në mënyrë selektive të Kushtetutës apo procedurave në varësi të emrave të veçantë.

Ato kanë të bëjnë me shndërrimin në karagjozllëk të një procesi kaq të rëndësishëm, i cili degradon në një lojë kukamshefti fshehjesh të postës në sirtarë.

Ato dëshmojnë një mospërfillje cinike ndaj presionit ndërkombëtar, për ta ngritur shpejt kushtetuesen, sepse po e mbajnë atë peng përmes sherreve artificiale me Metën.

Ato tregojnë se Rilindasit jo vetëm nuk i besojnë procesit të cilin e kanë votuar vetë, por nuk ia dalin dot atij mbanë pa e manipuluar.

Natyrisht, për të siguruar pandëshkueshmërinë për krimet makabre që kanë bërë, ata nuk kanë rrugë tjetër veçse ta kapin krejtësisht drejtësinë.

Dhe këtu po bëjnë krimin më të madh.

Jo se po përpiqen të shpëtojnë veten, por sepse me njerëzit që po emërojnë dhe procedurat që po shkallmojnë, po rilindin monstrën e një drejtësie politike. Të një mashtrimi, që, ndonëse e duartrokasim si reformë amerikane, nesër do ta përdorin po njësoj edhe ata që do të vijnë pas tyre në pushtet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Saga e tradhëtive të LDK-së

Udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës qe shumë vjet e dhunon historinë e Kosovës! Udhëheqja e LDK-së e dhunon historinë e Kosovës duke e falsifikuar his...

14:48

Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit?

Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja do të merrte ngjyrime të forta politike pas sulmeve publike që atij i bënë kryeministri dhe z...

20:20

Kosova si Norvegjia, Serbia si Zvicra

Në vend të procesit të integrimit evropian u dha një propozim për inkuadrim në tregun e përbashkët evropian. E mundur? 1.  Maqedonia Veriore (atëbotë ...

13:25

Putinistët që klithin për rrezikun rus

Të gjitha nismat e Edi Ramës për ti shpallur luftë ariut rus janë një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij. Kështu ka ndodhur edhe kë...

11:38

Katër genjeshtra rilindase kundër Makronit

Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rrek të na mbushte mendjen se negociatat ishin hapur, tani po stërmundohet, sërish, të gjejë alibitë se pse dës...

08:53

Rama ka të drejtë të festojë edhe sot

Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të konsiderohet si një sukses i qeverisë për të shmangur skenarin më të keq, atë të ndarjes nga Maqedon...

09:36

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI