Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Albin Kurti i vendos korrnizat e kuqe Ramës

Lapsi.al 11 November 2019
Albin Kurti i vendos korrnizat e kuqe Ramës

Albin Kurti i ka vendosur “korniza të kuqe” Edi Ramës lidhur me nismën e shumëdiskutuar të Shengenit Ballkanik. Kandidati për kryeministër të Kosovës ka hequr dorë nga xhelozitë e mbrojtësve të identitetit kosovar që fshiheshin pas shprehjes Tirana nuk duhet të bëjë paternalistin dhe të flasë në emër tonë, duke e ndryshuar këtë slogan me një tjetër: “Ne nuk mund të flasim me të tretët pa u marrë vesh më parë mes veti”.

“Nuk ma ka marrë mendja se do të mbahet mbledhja e Ohrit pa Kosovën, pas asaj që ndodhi në Serbi. Për mua ishte e befasishme, që u mbajt pa u konsultuar edhe të tjerët. As Tirana dhe as Prishtina nuk bën të shkojnë në nisma rajonale pa folur më parë me njëra - tjetrën” - tha Kurti në “5 pyetjet nga Babaramo”.

Pa kursyer dozat e ironisë me politikën spektakël dhe pa thelb, ku politikanët mjaftohen të bëjnë shqiponjën si Lorik Cana apo Rita Ora, Kurti tha se duhet bërë më shumë për të afruar dy shtetet shqiptare.

“Nuk jam kundër nismave rajonale, por jo para bashkëpunimit me Shqipërinë. Të heqim njëherë barrierat me Shqipërinë pastaj me Serbinë” – tha ai.

Pra e rëndësishme në intervistën e kësaj të hëne ishte mesazhi për unifikimin e qëndrimeve mes Tiranës me Prishtinën. Kurti theksoi se e dyta nuk mund të flasë me Greqinë, pa u konsultuar më parë me Shqipërinë, ashtu si Shqipëria nuk mund të bisedojë me Beogradin pa dijeninë e Kosovës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI