Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Zbulohet indetiteti i personit që la të plagosur 4 roje në klubin e natës në Kosovë

Lapsi.al 10 November 2019
Zbulohet indetiteti i personit që la të plagosur 4 roje në klubin

Mesbatën e djeshme janë dëgjuar të shtëna të armëve në qendër të Prishtinës. Aty kanë mbetur të plagosur katër roje të klubit të natës “Duplex”.

Sipas “Insajder”, Astrit Mehmeti i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të jetë personi që ka shtënë me armë zjarri mbi rojet e klubit.

Ai kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti. Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Po sipas kësaj media, Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex-it” janë gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës.

Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panikë te qytetarët e pranishëm.

Përleshjen me armë mes dy grupeve e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në të tilla ngjarje në kryeqytetin kosovar.

Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

Të këshilluara

Maluma tregon surprizën për fansen e sëmurë

Këngëtari ka fansa të grupmoshave të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët. Ai jo vetëm që iu dhuron muzikë, por herë-herë bën dhe gjeste shumë të ëmbla për ta,...

10:09

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI