Flash

Një tjetër akuzë për abuzim seksual drejt Roman Polaski-t

Lapsi.al 10 November 2019
Një tjetër akuzë për abuzim seksual drejt Roman Polaski-t

Një aktore franceze akuzoi regjisorin Roman Polaski se e përdhunoi në vitin 1975, kur ajo ishte 18 vjeçe.

Valentine Monnier foli për Le Parisien dhe tha se Polanski e përdhunoi në një shtëpi dimërore në Zvicër. Sipas Monnier, ajo ishte në shtëpinë e regjisorit bashkë me disa miq, por nuk e njihte personalisht. Një natë, pas darke, iu kërkua të ngjitej sipër dhe aty u has me Polanskin lakuriq. Monnier tha se ai e sulmoi, e gjuajti, i grisi rrobat dhe e përdhunoi.

Le Parisien konfirmoi historinë me disa njerëz te të cilët Monnier ishte rrëfyer pas incidentit. “Jeta s’më ka mësuar të dyshoj,” tha Monnier. “Përdhunimi është një bombë me sahat. Kujtimi nuk zbehet. Kthehet në fantazmë dhe të ndjek, të ndryshon në brendësi. Kjo është akuza e fundit kundër regjisorit 86-vjeçar, i cili u arratis në Francë në vitin 1987 sepse refuzoi të pranonte dënimin për marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme me një vajzë 13-vjeçare. Që nga ajo kohë, ai jeton në Europë.

Të këshilluara

Maluma tregon surprizën për fansen e sëmurë

Këngëtari ka fansa të grupmoshave të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët. Ai jo vetëm që iu dhuron muzikë, por herë-herë bën dhe gjeste shumë të ëmbla për ta,...

10:09

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI