Flash

Në kërkim për tentativë vrasje, ekstradohet nga Franca 20-vjeçari (Emri)

Lapsi.al 10 November 2019
Në kërkim për tentativë vrasje, ekstradohet nga Franca

Një i ri është ekstraduar nga Franca, pasi ishte në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas Policisë së Shtetit, 20-vjeçari me inicialet K. F (V) së bashku me vëllanë e tij kanë qëlluar ndaj një makine, ku mbeti i plagosur rëndë personi me inicialet A. M.

Njoftimi i Policisë së Shtetit: 

Ekstradohet nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për ‘Vrasje me paramendim’.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

- K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI