Flash

Ç’mendon Loredana për këngën e re të Mozzik, “Dhelpër dinake”

Lapsi.al 10 November 2019
Ç’mendon Loredana për këngën e re të Mozzik,

Pas ndarjes së bujshme, çifti më i komentuar i showbiz-it, Mozzik dhe Loredana Zefi kanë nisur thumbimet e shumta në rrjete sociale.

Teksa Loredana hedh kunja në InstaStory, reperi publikoi një këngë e cila mendohet se i dedikohet Loredanës.

Vetëm dy ditë pas publikimit, kënga e re e Mozzik, “Dhelpër dinake”, i ka kaluar 2 milionë klikime në Youtube dhe të gjithë po flasin për faktin se ajo i dedikohet Loredanës.

Madje, edhe vetë Loredana ka bërë “ironi” me fjalën dhelpër, teksa komentonte me mikun e saj në Instagram.

Sipas “Telegrafit”, në një postim, Loredana shkruan duke qeshur “Unë jam dhelpër”, ndërsa ai ja ka kthyer “Të paktën dikush po pretendon”.

Mesa duket, ajo i ka marrë me sportivitet lajmet e shumta për të, të cilat e cilësonin si “dhelprën dinake” të historisë së saj dhe Mozzik dhe madje s’e ka aspak problem ta quajë veten një dhelpër.

Të këshilluara

Madonna paditet nga fansat

Turneu muzikor “Madame X” shumë shpesh është kritikuar për vonesën e këngëtares, për performancat e dobëta dhe momentet kur Madonna vendos të pijë e të dehet në...

14:40

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI