Flash

Ashley Graham tregon intimitetin me partnerin, 'Pëlqejmë të lutemi'

Lapsi.al 10 November 2019
Ashley Graham tregon intimitetin me partnerin, 'Pëlqejmë të

Në një intervistë për “A Little Late with Lilly Sing,” supermodelja tha se e eksiton lutja e mbrëmjes.

“Unë dhe bashkëshorti im lutemi bashkë darkave, sepse mua më pëlqen të meditoj dhe të lutem, po kështu dhe atij. Kur lutemi bashkë, është më e fuqishme,” tha Ashley. “Në atë fuqi, kur jemi duke u lutur, sikur ndjejmë diçka.”

Ashley tha se sapo fiken dritat dhe ndizet muzika kishtare, diçka zgjohet. “Pasi lutemi, sepse i kemi prioritetet në vijë – i futemi punës. Si përvojë, na lidh më shumë me njëri-tjetrin në aspektin fizik dhe shpirtëror.”

Modelja ka folur edhe më parë për jetën e saj personale dhe fetare në një intervistë me Elle.“Kur agjëron dhe kur lutesh, e ndjen më shumë Zotin,” tha ajo. “Pikërisht këtë donim dhe prandaj i bëjmë bashkë këto gjëra sepse në Bibël thuhet, ‘Kur dy a më shumë bëhen bashkë, Ai është mes tyre.’ Kur i bëjmë gjërat bashkë, bëhemi me të fortë.”

Kur u pyet si ajo dhe Justin e mbajnë pasionin gjallë pas tetë vitesh martesë, Ashley u pergjigj:Thjesht bëni seks. Bëni seks gjatë gjithë kohës,” shtoi ajo. “Edhe nëse s’jeni në humor, thjesht bëni seks. Kuptova që kur s’bëjmë seks, jam e acaruar dhe thumbuese. Pastaj e bëjmë dhe s’i shqitemi dot njëri-tjetrit. Thjesht themi ‘le ta bëjmë,’ dhe na rikthehet humori.” Është e qartë që seksi dhe lutjet janë dy faktorë të rëndësishëm në martesën e Ashley dhe Justin

Të këshilluara

Maluma tregon surprizën për fansen e sëmurë

Këngëtari ka fansa të grupmoshave të ndryshme, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët. Ai jo vetëm që iu dhuron muzikë, por herë-herë bën dhe gjeste shumë të ëmbla për ta,...

10:09

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI