Flash

Rama i sëmurë/ Dyshimet që lindin pas alibive për mungesat e tij

Lapsi.al 9 November 2019
Rama i sëmurë/ Dyshimet që lindin pas alibive për mungesat e

Disa mungesa të rëndësishme në aktivetete ku ai ishte lajmëruar se do të merrte pjesë, kanë bërë mendiat të ngrejnë dyshime lidhur me shëndetin e kryeministrit Rama. Ai ka anulluar, takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut për arsye shëndetësore, ka munguar në seancën e fundit në parlament, nuk ka qenë prezent në takimin me socialistët e Elbasanit dhe tani së fundit i ka zhgënjyer edhe simpatizantët që e prisnin këtë mëngjes në Parkun Olipik, ashtu sikurse ishin njoftuar edhe në ftesën që shihet këtu poshtë.

 

Por Edi Rama nuk u paraqit në këtë takim të së shtunës në mëngjes, ndonëse edhe socialistët edhe mediat ishin njoftuar për prezencën, duke shtuar dyshimet për gjëndjen e tij.

Vëtë kryeministri u mundua ti fashisë këto shqetësime duke bërë një postim ku thuhej se ai po punonte për hartimin e një ligji të ri për të ndëshkuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Por nisur nga mungesa dhe justifikimi që ka dhënë Rama për të me një mbledhje të papritur kundër KÇK, televizioni ABC ka ngritur një sërë dyshimesh në një kronikë sot paradite: 1) A nuk e dinte zyra e shtypit të kryeministrit këtë mbledhje kur lajmëroi gazetarët për prezencën e tij në prezencën në Parkun Olimpik? 2) A nuk ngjallin dyshime deklaratat e erion Veliajt (shiko videon poshtë) që u deklaronte militantëve që kruyeministri ishte duke e ndjekur live këtë takim? 3) Kujt i duhet besuar Ramës që thoshte se po bënte mbledhje, apo Erionit që thoshte se ishte duke i patë në televizor? Po edhe sikur të besojmë Ramën se po bënte mbledhje, me kë po e diskutonte ligjin e ri, kur të gjithë deputetët edhe ata që merren me ligjet, gjendeshin në Parkun Olimpik? (Të gjitha këto dilema gjenden në kronikën e ABC/poshtë).

https://youtu.be/7fIi_XJR1fE

Pikërisht këto alibi kundërthënëse për mungesën e papritur të kryeministrit sot dhe anullimet e aktiviteteve që ai ka bërë ditët e shkuara, kanë shtuar dyshimet lidhur me shëndetin e tij.

Të jemi të qartë, Rama nuk vuan nga ndonjë gjë e rëndë sepse ashtu siç ka njoftuar edhe vetë ai është nisur më pas në drejtim të Ohrit ku do të takohet me mikun e tij Vuçiç dhe homologun maqedon Zaev. Por në kohët e fundit në kryeministri janë shtuar shpesh vizitat e fizioterapistit dhe masazhatorit të tij, i cili mundohet ti lehtësojë dhimbjet e forta që i jep hernia diskale.

Nuk dihet me siguri nëse edhe mungesat e fundit kanë ardhur për këtë shkak, pasi shëndeti i kreu të qeverisë është një nga sekretet e pakta shtetërore që ruan Shqipëria, por ajo që mund të thuhet është se Rama përballet me kriza periodike, që herë e bëjnë të mungojë dhe herë nuk e pengojnë të jetë prezent.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI