Flash

Elisa Spiropali: Tirana sot është kryeqyteti më i mirë në rajon. Vazhdojmë përpara me Edi Ramën

Lapsi.al 9 November 2019
Elisa Spiropali: Tirana sot është kryeqyteti më i mirë

Elisa Spiropali ka hapur në Tiranë takimin “Ti Zgjedh”, me kandidatët për delegatë të Kongresit të PS-së, që do të zgjidhen me 16 nëntor.

Në fjalën e saj, ajo nuk i ka kursyer elozhet për kryebashkiakun Erion Veliaj teksa ka thënë se Tirana është sot kryeqyteti më i mirë në rajon. Më tej Spiropali sfidoi opozitën teksa i ftoi të përballeshin.

“Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi por për të rinjtë. E zgjodhëm këtë sepse PS nuk e ka qëllim në vetëvete pushtetin por mjet për të ndryshuar jetën e njerëzve. Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë dhe e shikon ndryshimin. Madje mund të themi që është kryeqyteti më i mirë në Rajon. Nuk e kanë mendjen tek vendi por tek pushteti. I themi të vijnë të përballen me ne kur të jenë gati. Por nuk janë gati dhe ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën si kryeministër,“-tha ndër të tjera Spiropali.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI