Flash

6 vite në qeveri, Rama zotohet sërish: Brenda nëntorit nis futuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK

Lapsi.al 9 November 2019
6 vite në qeveri, Rama zotohet sërish: Brenda nëntorit nis futuna

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi nuk mori pjesë sot në takimin e PS-së në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se nuk mori pjesë në takim, sepse sipas tij sot e ka nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe masat kundër “KÇK”, që sipas tij, po finalizohen në letër.

Gjithashtu Rama paralajmëron se “brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK.”

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”-shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI