Flash

Tensionet me Iranin/ Shqipëria bëhet pjesë e koalicionit për mbrojtjen e ujërave të Gjirit Persik

Lapsi.al 8 November 2019
Tensionet me Iranin/ Shqipëria bëhet pjesë e koalicionit për

Shqipëria i është bashkuar forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në operacionet detare për mbrojtjen e transportit në ujërat e Gjirit Persik. Këto operacione nisën pas një sërë sulmesh mbi cisternat e naftës për të cilat Washingtoni dhe vendet e saj aleate fajësojnë Iranin.

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë njoftonte se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC).

"Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme. Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku.” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Anijet cisternë me naftë do të shoqërohen përmes Ngushticës së Hormuzit, arterie kryesore kjo për transportin e naftës së Lindjes së Mesme. Zëvendës Admirali Jim Malloy, komandant i forcave detare amerikane në Lindjen e Mesme, tha se Operacioni Sentinel është një masë mbrojtëse që synon mbrojtjen e ujërave të Gjirit. “Modeli operacional i Sentinel synon të shmangë kërcënimet, por jo të kërcënojë”, tha ai gjatë një ceremonie në qendrën e komandës së IMSC.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI