Flash

Reagon Erik Lloshi pas refuzimit në festivalin e RTSh: E padrejtë

Lapsi.al 8 November 2019
Reagon Erik Lloshi pas refuzimit në festivalin e RTSh: E padrejtë

Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e garës muzikore të Festivalit të 58-të të Këngës, në RTSH.

“Newsbomb”  bëri me dije fillimisht se kënga e tij është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse. I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë. Ai u shpreh se muzika dhe teksti ishin shkruar nga vetë këngëtari, dhe nuk kishte një arsye të qartë se pse nuk ishte pranuar:

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.

Festivali i Këngës ka hasur mjaft kritika që pa filluar ende! Kënga e Kujtim Prodanit gjithashtu është refuzuar. Ndërkohë kompozitorja e njohur Diana Ziu ka bërë një letër publike drejtuar Vera Grabockës për mënyrën e përzgjedhjes së këngëve, pasi edhe kënga e saj u refuzua. Sipas saj, fituesja është caktuar që tani, dhe ajo është Elvana Gjata.

 

Të këshilluara

Kim K, pro heqjes së pëlqimeve në instagram

Prej kohësh është thënë se ‘Instagrami’ do të zhdukë pëlqimet për postimet, duke qenë se kjo ka ndikuar keq në shëndetin mendor të shumë personave. Për këtë gjë...

11:26

Ndahet nga jeta këngëtari italian

Këngëtari dhe dhe kompozitori italian Fred Bongusto ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 84 vjeçare. Këngëtari njihej më së shumti me pseudonimin e tij t...

10:22

Rozana rikthehet në Këngë Magjike me duet

Rozana Radi do të rikthehet këtë vit në “Kënga Magjike”, si tekstshkruese. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rozana me disa postime në Instagram ku shkruan se nuk mu...

17:12

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI