Flash

Qeshën me deklaratën e reperit T.I, prezantueset kërkojnë falje

Lapsi.al 8 November 2019
Qeshën me deklaratën e reperit T.I, prezantueset kërkojnë

Deklarata e T.I në episodin “Life Hacks” në podcast-in “Ladies Like Us”, ka tronditur të gjithë ata që e dëgjuan dhe gjithë të tjerët që u ra në vesh më vonë.

Ai u shpreh se shoqëron vajzën 18-vjeçare te gjinekologu për t’u siguruar që “himeni i saj është i paprekur”. Deri tani, T.I nuk ka reaguar, por moderatoret të cilat qeshën kur dëgjuan të thoshte këto fjalë.

rë më parë, vajzat që drejtojnë podcast-in "Ladies Like Us" kanë kërkuar ndjesë publike në Instagram, në emër të gjithë atyre që kritikuan reagimin e tyre. Vajzat e justifikuan të qeshurën e pavend si "reagim të shpejtë", të bërë pa u menduar.

"Për këdo që është nervozuar, inatosur apo lënduar nga reagimi ynë rreth asaj çështjeje të sikletshme. Ishim komplet të papërgatitura, të shokuara, por tani që kthejmë kokën pas, duhet të kishim reaguar ndryshe në atë moment.

Komentet që u bënë dhe reagimi që pasoi nuk janë një reflektim i pikëpamjes tonë personale rreth asaj teme. Ne i mbështesim, i duam gratë dhe e ndjejmë kur themi që me trupin e tyre mund të bëjnë ç'të duan.

Nuk kishte asnjë lloj tendence për asnjë palë dhe ndihemi tmerrësisht keq për gjithë incidentin e ndodhur. Ne s'jemi perfekte, por e marrim përsipër gjithë përgjegjësinë e  mungesës së veprimit dhe jemi vazhdimisht duke mësuar. E dimë që kjo falje nuk zgjidh gjë, por ne jemi pro diskutimeve- ky është qëllimi i podcast-it tonë."- shkruajnë ato.

Tani, njerëzit presin që reperi të kërkojë falje.

Të këshilluara

Kim K, pro heqjes së pëlqimeve në instagram

Prej kohësh është thënë se ‘Instagrami’ do të zhdukë pëlqimet për postimet, duke qenë se kjo ka ndikuar keq në shëndetin mendor të shumë personave. Për këtë gjë...

11:26

Ndahet nga jeta këngëtari italian

Këngëtari dhe dhe kompozitori italian Fred Bongusto ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 84 vjeçare. Këngëtari njihej më së shumti me pseudonimin e tij t...

10:22

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI