Flash

Pas 13-vitesh, emisionit satirik Baypass Show i vjen fundi

Lapsi.al 8 November 2019
Pas 13-vitesh, emisionit satirik Baypass Show i vjen fundi

Pas 13 vitesh në ekran, emisioni satirik “Bypass Show”  është mbyllur. Lajmi e ka bërë të ditur stafi nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ata tregojnë se si çdo gjëje në këtë botë edhe udhëtimit të tyre i erdhi fundi.

“Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek ju realitetin ashtu siç është në të vërtetë. Në kuptimin e plotë të fjalës, kemi ndejtur shtrembër dhe kemi folur drejt.

Por si çdo gjë në këtë botë edhe udhëtimi ynë e ka një fund. Nga sot “Bypass Show” nuk do ta vazhdojë më transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej më shumë se një dekade. Ju falenderojmë përzemersisht që keni qenë pjesë e hapësirës sonë “disinformuese” dhe siç thotë edhe Bajko… RELAX!’ shkruhet në postim.

Ky emision ka qenë në autorësinë dhe moderimin e aktorit të njohur të humorit, Agim Bajko.

Të këshilluara

Luiza Xhuvani rikthehet në skenë

Luiza Xhuvani është ringjitur sërish në skenë e ka dalë përpara publikut artdashës, vetëm pak javë pasi humbi bashkëshortin e saj, regjisorin Gjergj Xhuvani. ...

15:31

Kënga e re e Mozzik dedikim për Loredanën

Reperi Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, të parën pas ndarjes nga partnerja Loredana. Kënga titullohet “Dhelpër dinake” dhe është shkruar nga vetë r...

13:51

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI