Flash

“Më qëllonin që të bëhesha ushtar”! Dëshmia e Alvinit: ISIS më detyroi të flas vetëm në arabisht

Lapsi.al 8 November 2019
“Më qëllonin që të bëhesha ushtar”!

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, kjo është dëshmia e parë e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, dhënë sot për mediat italiane, pasi ka mbërritur në familjen e tij në Itali.

Vogëlushi shqiptar u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, dhe mëngjesin e sotëm arriti të bashkohej me babanë dhe motrat e tij. Ai ishte çuar pesë vite më parë në Siri, nga nëna e tij, pasi kjo e fundit ishte bërë luftëtare e ISIS, por që u vra në një sulm të armatosur.

Pas vrasjes së saj, Alvini kishte mbetur i vetëm në mëshirë të fatit në Siri, por pas alarmit që dha emisioni investigativ italian “Le Iene”, ai arriti të shpëtohej falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe italiane, por edhe Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe policisë.

Dëshmia e Alvinit është zbardhur nga media italiane “La Stampa”, e cila ndër të tjera shkruan se 11-vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë.

“Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fliste atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‘Më ka marrë malli shumë për babanë’”, shkruan “La Stampa”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI