Luiza Xhuvani është ringjitur sërish në skenë e ka dalë përpara publikut artdashës, vetëm pak javë pasi humbi bashkëshortin e saj, regjisorin Gjergj Xhuvani.
Ishte shfaqja poetike “Mbrëmë i përshpërita një ylli”, e mbajtur në Qëndrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, që riktheu aktoren në krah të yllit të filmit Ndriçim Xhepa dhe regjisorit të shfaqjes, Kristian Koroveshi. Ky i fundit pak ditë më parë rrëfeu se pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, brenda tij ekzistonte dyshimi se Luiza do refuzonte të ngjitej në skenë për veprën.