Flash

Kënga e re e Mozzik dedikim për Loredanën

Lapsi.al 8 November 2019
Kënga e re e Mozzik dedikim për Loredanën

Reperi Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, të parën pas ndarjes nga partnerja Loredana.

Kënga titullohet “Dhelpër dinake” dhe është shkruar nga vetë reperi, ndërsa produksioni nga Rzon.

Videoklipi i këngës është realizuar në Dubrovnik të Kroacisë, me modelen malazeze Ljubica Medenicae si protagoniste.

Duke qenë se teksi është bërë nga vetë reperi, shumë fansa të tij mendojnë se i dedikohet Loredanës. Dhe në fakt, kur dëgjon tekstin e kupton që është personal:

“Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe”, është refreni i këngës.

“Nga ‘Madam’ në ‘Dhelpër dinake'”, i shkruan dikush në koment, duke i përmendur këngën e parë për Loredanën.

“Dedikuar Loredanës”, vijon një tjetër në një koment në Instagram.

Mozzik foli për herë të parë për Loredanën pas ndarjes në emisionin “Shiko kush Luan”.

Kur u pyet se sa është numri i lidhjeve serioze që ka pasur, ai ka treguar se ka pasur vetëm një.

“Kam pasur vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana”, është shprehur reperi duke na treguar se ka dashur vetëm Loredanën.

Të këshilluara

Kim K, pro heqjes së pëlqimeve në instagram

Prej kohësh është thënë se ‘Instagrami’ do të zhdukë pëlqimet për postimet, duke qenë se kjo ka ndikuar keq në shëndetin mendor të shumë personave. Për këtë gjë...

11:26

Ndahet nga jeta këngëtari italian

Këngëtari dhe dhe kompozitori italian Fred Bongusto ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 84 vjeçare. Këngëtari njihej më së shumti me pseudonimin e tij t...

10:22

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI