Flash

Kanye West aspiron të bëhet president

Lapsi.al 8 November 2019
Kanye West aspiron të bëhet president

Reperi i famshëm, Kanye West ka deklaruar se do të kandidojë për President në zgjedhjet e 2024. Ai foli për linjën e tij të re të këpucëve dhe për ndryshimin e emrit.

Në intervistën prej 35 minutash në “Fast Company Innovation Festival”, Kanye West po promovonte linjën e re të këpucëve, por zbuloi disa detaje të tjera.

Kanye West: Kur unë të kandidoj për President në vitin 2024, ne do kemi krijuar aq shumë punë sa unë nuk do të vrapoj, por do ec.

Pasi kaloi sfidat e problemeve mendore, të cilën e cilëson si periudha “Vientam”, Kanye dëshiron të ndryshojë emrin e tij. Ai tha shaka se ideja i erdhi nga fakti se do ta quajnë miliarder.

Kanye West: Tani që kam kaluar Vietnamin, Forbes më quan milioner dhe njerëzit thonë se duhet të quaj veten miliarder. Prandaj mund ta ndryshoj emrin tim në ‘Miliarderi gjenial i krishterë’ Kanye West.

Nuk dihet se kur do dalë në treg linja e tij e re apo nëse Kanye do të ndryshojë me të vërtetë emrin.

Të këshilluara

Pas ndarjes, Mozzik publikon këngën e re

Me këngën e tij të re "Dhelpër dinake", që thuhet se reperi ia ka kushtuar Loredanës, ai i thotë të gjitha. Me anë të tekstit të këngës, Mozziku zbulon se de...

16:57

Luiza Xhuvani rikthehet në skenë

Luiza Xhuvani është ringjitur sërish në skenë e ka dalë përpara publikut artdashës, vetëm pak javë pasi humbi bashkëshortin e saj, regjisorin Gjergj Xhuvani. ...

15:31

Kënga e re e Mozzik dedikim për Loredanën

Reperi Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, të parën pas ndarjes nga partnerja Loredana. Kënga titullohet “Dhelpër dinake” dhe është shkruar nga vetë r...

13:51

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI