Flash

I pandehur bashkë me Bashën, reagon Ristani: Akuza të montuara politikisht

Lapsi.al 8 November 2019
I pandehur bashkë me Bashën, reagon Ristani: Akuza të montuara

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani thotë për Ora News se akuza me të cilën ai është marrë i pandehur është një akuzë politike.

Sipas tij, kjo i përgjigjet nevojave të momentit të qeverisë, ndërsa thekson se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Arben Ristani: Jam jashtë kësaj çështje. Megjithatë nga mënyra si është ndërtuar akuza mund t'ju them se jo vetëm për mua, por edhe për Bashën eshtë akuzë e pabazuar në prova të qarta juridike dhe kam bindjen e plotë që është një akuza e montuar politikisht që i përgjigjet nevojave të momentit që ka mazhoranca.

Ristani e konsideron çmenduri të prokurorëve, pasi ai pretendon se nuk ka firmosur dhe as ka vulosur asnjë dokument.

Arben Ristani: Do më duhet që të mbrohem para gjykatës që do bëjë gjykimin paraprak. Shpresoj shumë që kjo çmendinë që ka kapur prokurorët nuk do ndikojë tek gjyqësori. Nuk mund të akuzohet për falsifikim një person që nuk ka hartuar një asnjë dokument.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI