Flash

Diskoja e grupeve kriminale në Durrës, kthehet në kafe-bibliotekë

Lapsi.al 8 November 2019
Diskoja e grupeve kriminale në Durrës, kthehet në

Një pronë e sekuestruar si aset kriminal është shndërruar në një ambient të ri social në qytetin e Durrësit nga një grup të rinjsh të mbështetur nga zyra e bashkimit Europian.

Nga disko është kthyer në një kafene bibliotekë që synon të kthehet në një hapësirë mendimi e diskutimi.

Mesazhi është i fortë dhe i qartë në luftën kundër kriminalitetit që mbetet problem në vendin tonë, ndaj ambasadori i BE, Luigi Soreca bëri një rrëfim personal për rëndësinë e nismave të tilla.

Luigi Soreca: “Kjo i jep energji të reja jo vetëm komunitetit por edhe institucioneve vendore. I përçon një mesazh të rëndësishëm shoqërisë në një vend ku krimi ka qenë ose është pjesë e jetës.”

Për ambasadorin e BE, është një nga ato hapat e vogla të sigurta që Shqipëria ka bërë në rrugën e integrimit, proces për të cilin kërkon që autoritetet shqiptare të lënë pas zhgënjimin për shtyrjen e negociatave dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë.

Luigi Soreca: “Duhet të tejkalohet ku zhgënjim që është i qartë dhe unë e ndaj me ju, pasi duhet vazhduar puna dhe këmbëngulja për detyrat e shtëpisë në mënyrë që të vazhdohet me çeljen e negociatave në fillim të vitit të ardhshëm.”

Lokali për të rinjtë në Durrës, është i dyti në të gjithë vendin që ngre aktivitetin mbi një pronë të marrë ndaj grupeve kriminale

Prej vitit 2017, janë sekuestruar mbi 100 prona, por vetëm 4 % e i kanë kaluar shtetit pas proceseve gjyqësore./ Ora

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI