Flash

‘Ç’më bënë maskarenjtë!’, fjalët e fundit të Andi Malokut para se të ndërronte jetë në spital

Lapsi.al 8 November 2019
‘Ç’më bënë maskarenjtë!’,

Ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, 24-vjeçari Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, i cili mbeti i plagosur në atentatin e një jave më parë te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Kur të gjithë menduan se ishte më mirë, madje kishte një lloj shprese që t’i shpëtonte edhe paralizës, papritur gjendja e tij është përkeqësuar.

Mbrëmjen e së mërkurës, ai kishte dalë nga reanimacioni dhe ishte shtruar në pavijon. Miqtë dhe familjarët e tij po diskutonin me mjekët se sa mundësi kishte që të ecte sërish, pasi një plumb i kishte prekur shtyllën kurrizore.

Ndërsa dje gjendja e Andi Malokut është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.

Mjekët dyshuan për një tromboemboli. Plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme. “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital të 24-vjeçarit, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.

SHOFERI I PROKURORIT

Në atentatin e javës së kaluar, më i pafajshmi në të gjithë historinë ishte pikërisht personi që drejtonte makinën, Andi Maloku. Me një devijim të timonit, ai duket se i shpëtoi jetën shefit të tij, prokurorit Arian Ndoja, por edhe personit që ndodhej në sediljen e pasme, Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”.

Ndërsa vetë u plagos më rëndë e për pasojë ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës, ku ishte transportuar ditën e ngjarjes. Në njoftimin zyrtar për ngjarjen, Policia tha se Andi Maloku është 30 vjeç, kur, në fakt, ai ende nuk i kishte mbushur 24 vjeç. Më 30 nëntor kishte ditëlindjen, që nuk e arriti dot.

Burimet thanë pas atentatit se ai kishte qenë dikur efektiv Policie në Krujë, por, në fakt, Andi Maloku nuk kishte punuar asnjë ditë në Polici. Kishte zgjedhur të punonte si shofer i prokurorit Ndoja, me një rrogë modeste 30 mijë lekë të rinj, punë që për të rezultoi fatale./ Panorama

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI