Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Serbia sfidon ndërkombëtarët, blen sisteme antiraketore ruse

Lapsi.al 7 November 2019
Serbia sfidon ndërkombëtarët, blen sisteme antiraketore ruse

Serbia do të blejë sistemet anti raketore ruse Pantsir-S pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave ndërkombëtare Rusia do t’i dërgojë këto sisteme në Serbi në muajt e ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar. Alexander Mikheev, kreu i kompanisë zyrtare ruse për eksportin e armëve Rosoboronexport, tha se nuk do të ketë vonesa në dërgesat dhe gjithçka po ecën siç është planifikuar.

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se sistemi i raketave ruse është garantuesi i paqes afatgjatë në rajon. Sipas raportit, qëllimi i furnizimit të sistemit të raketave është mbrojtja e pikave kritike, siç janë aeroportet, komandat dhe qendrat e kontaktit nga sulmet e mundshme me avionë, helikopterë dhe avionë pa pilot. Një muaj më parë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se Beogradi mund të jetë subjekt i sanksioneve nëse blen armë ruse.

“Ne shpresojmë se partnerët tanë serbë do të jenë të kujdesshëm për transaksione të këtij lloji”, ka thënë Palmer. Në muajin tetor, Serbia ka realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, në të cilat janë pozicionuar sistemet raketore ruse, S-400 dhe Pantsir-S. Presidenti serb, Aleksadar Vuçiç ka thënë më 5 nëntor se Serbia do të blejë sistemet raketore nga rusët dhe se dëshiron të anashkalojë sanksionet amerikane apo ndonjë përballje me Amerikën.

Serbia ka marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Beogradi është zotuar për t’u mos anëtarësuar në NATO dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kunder Rusisë sa i përket anekesimit të Krimesë nga Ukraina. Pak muaj më parë edhe Turqia bleu sisteme anti raketore ruse S400 duke sfiduar thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione të cilat nuk janë vënë në zbatim./bw

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI