Rozana Radi do të rikthehet këtë vit në “Kënga Magjike”, si tekstshkruese. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rozana me disa postime në Instagram ku shkruan se nuk mund ta refuzonte Marsela Çibukajn.
“Jam shumë, por shumë e lumtur që një këngëtare me një karakter shumë të fortë artistik si Marsela Çibukaj me rikthehu pas 1 viti pauzë si autore tekstesh në ‘Kënga Magjike’. A mundet një kompozitor a një tekstshkrues të refuzojë një zë si Marsela? E dua shumë këtë artiste dhe më besoni që i kam dhënë shpirtin në këtë këngë, shkruan Rozana.