Flash

Rama nxjerr foton e Lleshajt me Alvin: Po kthehet në shtëpi

Lapsi.al 7 November 2019
Rama nxjerr foton e Lleshajt me Alvin: Po kthehet në shtëpi

“Alvin po kthehet në shtëpi” - shkruan Edi Rama në Facebook. dërsa jep edhe detaje për operacionin e shpëtimit të 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS.

Rama ka publikuar dhe një foto të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me Alvinin e vogël.

Kryeministri shkruan se ministri Lleshaj dhe një skuadër speciale e policisë shqiptare ka qendruar një javë në kufirin sirian dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë kanë larguar Alvinin nga Kampi dhe po dërgohet në ambasadën italiane në Bejrut.

Pikërisht në kë ambasadë Alvin do të pajiset me dokumente dhe më pas do të fluturojë drejt babait në Romë.

“ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI?

Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Bejrut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentet e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë?

Një falënderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane?????

Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm?

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”, shkruan Rama.Rama Fb

Të këshilluara

Alvini 11-vjeçar nxirret jashtë kampit Al-Hol

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar tashmë është nxjerrë jashtë kampit Al-Hol të Sirisë. Ai ndodhet në një vend të sigurt jashtë kampit, në pritje për t’u bashku...

09:36

6 tërmete godasin Korçën 24 orët e fundit

Lëkundje të tjera tërmeti, të gjitha me epiqendër në Korçë. Janë gjashtë lëkundje të regjistruara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit nga mëngjesi i...

08:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI