Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Nisma për shkarkimin e Trump, seancat publike nisin javën e ardhshme

Lapsi.al 7 November 2019
Nisma për shkarkimin e Trump, seancat publike nisin javën e ardhshme

Demokratët që udhëheqin hetimet për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve deklaruan se javën e ardhshme do të zhvillojnë dy seanca publike, në të cilat do të dëshmojnë tre zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH).

Udhëheqësi i Komitetit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve, që drejton këto hetime, ka thënë më 6 nëntor se ish-diplomati amerikan për Ukrainë, William Taylor, zyrtari i DASH-it për karrierë, George Kent, dhe ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch do të dëshmojnë më 13 dhe 15 nëntor.

Këto seanca të demokratëve mund të rezultojnë me shkarkim të Trumpit, lidhur me vendimin e tij për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në kohën kur i ka bërë presion Kievit të kryejë hetime për rivalin e tij politik, Joe Biden, ish nën-president amerikan njëherësh një prej kandidatëve që i është bashkuar garës për president të SHBA-së më 2020.

Demokratët akuzojnë presidentin se ka abuzuar me pushtetin e tij për t’i kërkuar një shteti tjetër që të ndërhyjë në procesin politik të SHBA-së. Më 6 nëntor, Schiff ka ngritur dyshime se Trump “ka kërkuar nga të gjitha departamentet qeveritare që në mënyrë të paligjshme ta detyrojnë Ukrainën të gjejë ndonjë njollë në kundërshtarin e tij politik”. Zyrtarët amerikanë që do të dëshmojnë javën e ardhshme, veçse janë përballur me këtë proces në takime me dyer të mbyllura, dhe deklaratat e tyre janë prezantuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Taylor ka dëshmuar se ka qenë i shqetësuar se ndihma e SHBA-së mund të jetë përkthyer si kërkesë nga Kievi për të hetuar Bidenin dhe djalin e tij, Hunter. Yovanovitch ka thënë se Trump i ka bërë presion Departamentit amerikan të Shtetit për ta larguar atë nga pozita që ka pasur, duke u bazuar në “pretendime të rreme dhe të pabazuara”. Kent, diplomat amerikan tash e një kohë, i cili ka luftuar korrupsionin në Ukrainë dhe vende tjera, ka ngritur shqetësime rreth përpjekjeve të avokatit personal të Trumpit, Rudy Giuliani, për ta detyruar Ukrainën që të hetojë Bidenin dhe djalin e tij. Hetimet kanë nisur pas zbulimit të një bisede të 25 korrikut në mes të presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkruan rel.

Informatori është ankuar duke pretenduar se Trump “ka përdorur pozitën e tij për të kërkuar ndihmë nga një shtet i huaj”, në prag të procesit zgjedhor për një mandat tjetër presidencial. Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”. Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda”. Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI