Flash

Kronologjia e fakteve/ Kush po manipulon me "prokurorin e bandave"?

Lapsi.al 7 November 2019
Kronologjia e fakteve/ Kush po manipulon me "prokurorin e bandave"?
E gjithë sa po ndodh rreth prokurorit Arjan Ndoji, ndaj të cilit u bë atentat pak ditë më parë, është një histori e turpshme e një shteti të kapur. Duket sikur e gjithë makineria e pushtetit është vënë në lëvizje për të demaskuar magjistratin nga Durrësi, për të zbatuar vijësjelljen që ka përcaktuar kryeministri Rama dhe papagalli i tij zëvendës. Ajo që është më e tmerrshme, po të shikosh reagimin e organeve shtetërore dhe zellin e mediave të regjimit, qëndron në faktin se më shumë energji po harxohet për të demaskuar Arjan Ndojën sesa për të zbuluar atentatorët e tij. Duket sikur më të rëndësishme janë mëkatet që ai ka bërë në ushtrimin e detyrës, sesa akti makabër i shkrepjes së kallashnikovit në mes të ditës. Natyrisht, askush nuk ka ndërmend të mbrojë këtë prokuror. Ka shumë indicie dhe dyshime se ai nuk e ka bërë si duhet, me pastërti dhe panashmëri, punën e tij. Ka shumë hije në miqësitë e tij me botën e nëndheshme dhe me ushtrimin e detyrës për shantazh. Por thënë këtë, sërish ka një anomali, e cila po të shihet hap pas hapi, të bën të dyshosh. Pasi Edi Rama e përmendi dy herë me emër dhe mbiemër, pasi Braçe e degjeneroi publikisht, ndaj tij ka filluar një fushatë kryqëzimi publik. Fjala vjen për të njëjten çështje që ai u akuzua, ka edhe një vendim gjykate të shpallur dhe të arsyetuar, por askush nuk merret me vendimin e gjykatës, që la në burg zyrtarin e qeverisë, por vetëm me Arian Ndojën. Dhe dyshimet nuk përfundojnë këtu. Ato vazhdojnë me lajmet e fabrikuara që shërbejnë për të ndërmarrë vendime institucionale. Fillimisht u përhap një lajm, me burime të pakonfirmuara (shiko poshte) sikur në makinën e goditur nga atentati ishin gjetur dosje të vjedhura në prokurorinë e Durrësit. E theksojmë, asnjë organ zyrtar nuk e ka pohuar këtë deri më tani. Pastaj u pompua një tjetër lajm sikur prokurori e kishte pranuar ekzistencën e këtyre dosjeve dhe kish thënë se ato i shërbenin për konsulencë ligjore. https://youtu.be/HarxUEPqT3Y Dhe këtu vijmë tek pika kur propaganda bëhet qesharake. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), institucioni i parë i ngritur nga reforma e re në drejtësi, vihet në shërbim të Edi Ramës. Atij i mjafton një lajm me burim anonim dhe një lajm tjetër që i referohet Arian Ndojit, pa zërin dhe figurën e këtij të fundit, për të kërkuar inspektimin e të “dyshuarit të madh” (lexo poshte). Pra KLP, vetë shndërrohet një nje organ që vihet në lëvizje me thashetheme. Dhe jo vetëm kaq, por duke prishur edhe koherencën e saj, sepse në raste të tjera ka marrë vendim se inspektimi i parregullsive nuk është tagër i saj, por i Inspektoriatit që nuk është ngritur akoma.

Pas qeverisë, edhe KLP-ja kërkon dënimin e prokurorit Ndoji

Por, pavarësisht se ligji nuk i ka dhënë këtë kompetencë, reagimi i duhet partisë për të pompuar pistën e prokurorit kriminel. Prandaj, KLP i shkruan Arta Markut që ta hetojë Ndojën. Më e zellshme, Arta Marku, që pret të rizgjidhet nga socialistët, e sfidon KLP për të thënë se ajo tashmë i ka nisur hetimet për të pushuar nga puna prokurorin që gjendet ende në shtratin e spitalit, i prekur nga plumbat.

Edhe Arta Marku nis verifikimet për prokurorin Arjan Ndoja

Dhe në publik, e gjithë kjo lojë kungulleshkash, Kryeministër, zv kryeministër, KLP, prokurori e përgjithshme, të lë përshtypjen sikur pyetja kryesore është: Sa i korruptuar është prokurori? Ndërkohë që për çdo mendje normale dilema duhet të ishte tjetër: kush qëlloi mbi atë që ende eshte zyrtari i shtetit dhe mbi të gjitha për çfarë qëllimesh? Kjo përmbysje prioritetesh, e përforcuar së tepërmi edhe nga mediat e regjimit, të bën të ngresh dyshimin: pse po tentohet të manipulohet kjo histori? Çfarë interesash ka kupola e Rilindjes, që kërkon t’i fshehë pas lojës me demaskimin e prokurorit? Natyrisht, kushdo që ngre këtë pyetje, nuk ka aspak për qëllim të mbrojë Arian Ndojën, i cili mund të jetë 100% ashtu sikurse e përshkruajnë, por të ndezë sinjalin e alarmit ndaj manipulimit që po bëhet nga krerët e qeverisë dhe nga palaçot e tyre në krye të drejtësisë për të manipuluar publikun, se zbulimi i mëkateve të prokurorit është më i rëndësishëm sesa zbulimi i arsyeve të atentatit ndaj tij. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI