Flash

Fansat e Selenës sulmojnë Justin në rrjete sociale (FOTO)

Lapsi.al 7 November 2019
Fansat e Selenës sulmojnë Justin në rrjete sociale (FOTO)

Të vetmit që u bëjnë konkurrencë fansave të zjarrtë të Taylor Swift janë Selenatorët. Ndonëse u duk sikur situata u qetësua, mjaftoi një foto që ndjekësit e Gomez të rinisnin sërish dramën nga e para.

Në Instagram, Justin Bieber postoi një foto që siç duket ashiqare, nuk ka të bëjë fare me Selena-n. “Bëra një udhëtim i vetëm, për t’u lutur, për të menduar dhe për të reflektuar...koha për t’u kthyer te GRUAJA,” shkroi ai.

Selenatorët qenë të gjithë të mendimit se Justin e mori rrugën i vetëm për të qëndruar larg Hailey-t.

“Qëndroi pak kohë larg gruas për të dëgjuar këngën #1 në Billboard,” shkruan dikush. “Gënjen. Ai u largua i vetëm për të folur me Selena-n dhe për të dëgjuar zërin e saj,” lexohet diku tjetër. Po kështu, një ndjekëse shton: “Ja pse kënga e Selena Gomez është #1. E ka dëgjuar Justin 1 milion herë.”

Përsa i përket “Lose You to Love Me”, Justin e ka dëgjuar, por thjesht nuk do të bëjë asnjë reagim publik. “Sigurisht që Justin dhe Hailey e kanë dëgjuar këngën e re të Selena-s, por po përpiqen të mos japin asnnjë reagim në lidhje me tekstin e saj,” tha një burim për E! News.

Selena e quajti të mbyllur kapitullin me Justin, por Selenatorët kanë ende ca hesape pa larë.

Të këshilluara

Lady Gaga flet për romancën me Bradleyn

Bradly Cooper dhe këngëtarja e njohur Lady Gaga u përfolën gjatë në mediat rozë për një romancë midis tyre në fillim të këtij viti. Madje thuhej se ky ishte ...

12:48

Maya tregon për herë të parë djalin (FOTO)

Maja ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin e mbasdites ‘ Ftesë në pesë’ ku këngëtarja foli për herë të parë për jetë e saj si nënë dhe si e ka marrë të bir...

11:16

Drake poston foton e parë të djalit (FOTO)

Së fundmi ai ka postuar një foto të djalit të tij 2-vjeçar. Në foto shfaqet këmba e fëmijës i cili ka veshur çorape në të cilat shkruhet “Të dua babi”.  Drake ...

10:50

Selena dhe Bella, sërish mikesha

Selena Gomez ndjek sërish Bella Hadid në Instagram. Pavarësisht se Instagram-i e ka vështirësuar punën e vëzhgimeve të fshehta, fansat mbeten vigjilentë. Sel...

19:00

Emma Watson: Jam partnere me veten time

Emma Watson mban plot tituj. Është aktore, aktiviste, mjeshtre e fjalës. Asaj i takojnë meritat për krijimin e një fjale të re që përshkruan një person beqar: p...

17:40

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI