Flash

Dalin fotot, ky është Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Lapsi.al 7 November 2019
Dalin fotot, ky është Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Publikohen për herë të parë fotot e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur në atentatin e para një jave në Shkozet. Fatkeqësisht 30-vjecari Maloku ndërroi jetë sot pasdite në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, Maloku nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Edhe nëse do të kishte shpëtuar, raportohej se ai do të kishte mbetur i paralizuar pasi një prej plumbave e kishte prekur në shtyllën kurrizore.

Andi Maloku ka punuar për një kohë të shkurtër në Policinë e Shtetit, por u largua për të punuar më pas si shofer i prokurorit plot dritëhije, Arjan Ndoja. Ky i fundit i shpëtoi atentatit bashkë me mikun e tij Landi Muharremi, i njohur si "Rrumi" i Sukthit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Gjykata Speciale thërret Kadri Veselin

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë më 4 dhjetor. Në një reagim tijin për rastin, Veseli është shp...

16:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI