Flash

(VIDEO) Kultivonin drogë në Spanjë/ 6 shqiptarë në pranga

Lapsi.al 6 November 2019
(VIDEO) Kultivonin drogë në Spanjë/ 6 shqiptarë në

Policia spanjolle ka arrestuar 6 shtetas shqiptarë që kultivonin mijëra bimë narkotike. Personat vepronin nën masa të rrepta sigurie në zonën portuale të Alikantes ku administronin një magazinë rreth 3 mijë katrorë.

Një organizatë kriminale e drejtuar nga shqiptarë ka rënë në rrjetën e policisë spanjolle.Operacioni i titulluar "Saksia" çoi të mërkurën në arrestimin e gjashtë shtetasve shqiptarë të moshës 25 deri 45 vjeç dhe një shtetasi spanjoll 45-vjeçar.Si bazë e autorëve shërbente një magazinë e braktisur në zonën industriale të qytetit portual të Alikantes, ku kultivoheshin mijëra bimë kanabisi.

Shtetasit shqiptarë e ushtronin veprimtarinë në një hapësirë 3 mijë metra katrorë. Dhomat e magazinës ishin të pajisura me aparaturat e duhura elektrike dhe ajruese për kultivim të brendshëm të bimëve narkotike.

Të dyshuarit kishin marrë masa të rrepta për sigurinë, dhe mbikëqyrnin zonën me turne, madje kishin instaluar edhe ndjesorë të lëvizjes për të diktuar prezencën e të huajve afër godinës.

Në objekt, policia sekuestroi një sasi prej 74 kilogramë marijuanë, një çantë me boçe kanabisi, kondicionerë dhe gjenerator elektrik, 1,300 euro në kartëmonedha dhe makineri për paketimin në vakuum të lëndës narkotike. Energjia furnizohej në mënyrë të paligjshme nga rrjeti elektrik i zonës, ndërsa instalimet dyshohet se ishin kryer nga shtetasi spanjoll.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar dhe e energjisë elektrike të vjedhur arrinte në gjysmë milion euro.

Image

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI