Flash

Tarantino tregon filmin e preferuar të 2019-tës

Lapsi.al 6 November 2019
Tarantino tregon filmin e preferuar të 2019-tës

Çdo vit, regjizori flet për të preferuarit e tij dhe edhe pse jemi ende në nëntor, bëri publik titullin e tij të preferuar të 2019-s.

Tarantino është goxha fans i “Crawl,” një thrilleri me aligatorë që u publikua këtë verë.

Filmi tregon historinë e një gruaje (luajtur nga Kaya Scodelario) që teksa përpiqet të shpëtojë babain e saj (Barry Pepper) nga një uragan i kategorisë pesë në Florida, ngec në një shtëpi të përmbytur të mbushur plot me aligatorë.

“Tarantino më tha se mendon se e di cili është filmi i tij i preferuar për 2019-n,” shkruan gazetari i Deadline, Pete Hammond, të cilit regjizori i zbuloi titullin. “Është ‘Crawl.’ Po, po, filmi me aligatorë dhe uragan, me rejgi të Alexandre Aja që u publikua nga Paramount dy javë para se të dilte filmi i Tarantinos.”

“Once Upon a Time in Hollywood,” me regji të Quentin Tarantino pritet të nominohet për Filmi më i Mirë, Regjizori më i mirë dhe Skenari Origjinal më i Mirë në ceremoninë e çmimeve Oscar 2020. Lenardo DiCaprio dhe Brad Pitt, pritet të nominohen përkatësisht Aktori më i mirë dhe Aktori më i Mirë Mbështetës.

Të këshilluara

Emma Watson: Jam partnere me veten time

Emma Watson mban plot tituj. Është aktore, aktiviste, mjeshtre e fjalës. Asaj i takojnë meritat për krijimin e një fjale të re që përshkruan një person beqar: p...

17:40

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI