Flash

Shefi i NATO-s: Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet brenda pak muajsh

Lapsi.al 6 November 2019
Shefi i NATO-s: Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet brenda pak

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s.

Në kanalin televiziv ukrainas “1+1”, Stoltenberg foli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në NATO, duke kujtuar se dy vite më parë Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s.

“Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Askush nuk mund ta imagjinonte se Polonia dhe vendet baltike do të bëheshin anëtare të NATO-s, pasi të rrëzohej Muri i Berlinit”, tha Stoltenberg. Ai tha se edhe Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s.

“Të gjithë aleatët kanë vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Ne do të ndihmojmë për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë që Ukraina të anëtarësohet në NATO dhe të modernizohet shoqëria”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha se Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s dy vite më parë, duke shtuar se, Gjatë vizitave të tij të mëparshme në Ukrainë, Stoltenberg tha se dyert e NATO-s janë të hapura për Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI