Flash

'Nuk i trembem askujt'/ Prokurori flet nga spitali, tregon pse i bënë atentat

Lapsi.al 6 November 2019
'Nuk i trembem askujt'/ Prokurori flet nga spitali, tregon pse i

Pasi i shpëtoi atentatit fundjavën e shkuar, prokurori Arjan Ndoj thotë se nuk i trembet askujt.

Nga spitali i Durrësit ku vijon të kurohet, tha se ua ka lënë organeve të drejtesisë të zbardhin ngjarjen.

Ndoj është i bindur se atentati i është bërë për shkak të detyres së tij si Prokuror, por nuk zbardh të tjera detaje për çështje apo dosje konkrete.

“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetë për të gjithe ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”, shprehet prokurori Ndoji për “News24”.

Si pasoje e plumbave te atentatit te 1 nentorit prane mbikalimit te Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij qe po ashtu ndodhej ne automjet se bashku me te Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit si dhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku. 72 orë pas atentatit policia ndaloi autorin e pare te dyshuar 34 vjeçarin Redjan Rraja kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI