Pas deklaratës së Wendy Williams, nuk kishte dyshim se Nicki Minaj do kishte një përgjigje të denjë për të kthyer.
Wendy e quajti martesën e Nicki-t të çuditshme dhe e quajti bashkëshortin e saj, Keneth Petty, kriminel dhe abuzues. “Ai ka kaluar 7 vite në burg, dhe është abuzues femrash. Pra, kjo do të thotë se ai është kriminel?”, është shprehur Wendy për Keneth. Ndërkohë burime tregojnë se Nicki nuk kundërpërgjigjet shpesh, pasi nuk i interesojnë fjalët që thonë për marrëdhënien e tyre, por ky ka qenë një rast që nuk mundi ta duronte pa iu kthyer.