Flash

Mustafa Nano pë Taynën dhe Dafinën: Më mirë të më rrihnin sesa të lexoja tekste të tilla

Lapsi.al 6 November 2019
Mustafa Nano pë Taynën dhe Dafinën: Më mirë të

Pas deklaratave të forta për Imamin Elvis Naçi dhe pas debatit publik me Ilda Bejlerin, kësaj here Mustafa Nano është hedhur në një rrjet tjetër, atë të muzikës. Dafina Zeqiri dhe Tayna ishin dy këngëtaret që ranë në veshin e moderatorit. Në puntatën e fundit të emisionit të tij, të transmetuar mbrëmjen e kaluar, ai komentoi tekstet e disa prej këngëve më të dëgjuara shqiptare. Ndër to, Nano përmendi edhe këngën “Bye Bye”, të Tayna-s dhe Dafinës, duke deklaruar se është i shokuar nga teksti.

Konkretisht, ai u kap me fjalët e këngës:

 “Edhe femnën unë ta marr, e kom fanse. E shti me bo tëerk t’u kcy valle. Mu s’ka hiç ça me m’ardh marre”.

“Kjo është një vajzë që këndon dhe luan rolin e një lesbikeje. Më saktë shtiret që luan rolin e një lesbikeje.Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin.”- u shpreh Nano në emisionin e tij.

Gjithashtu, ai përmendi edhe këngët e Majk, Ronela Hajatit, Butrint Imerit etj, duke vënë në pah tekstet që sipas Nanos, ishin të pakuptimta.

Të këshilluara

Gentinjo rikthehet në muzikë

Javë më parë Getinjo na habiti të gjithëve pas një deklarate të papritur që bëri në Instagram. Reperi njoftoi se do të heqë dorë nga muzika dhe tregoi se nuk do...

13:02

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI