Flash

Mbërrin në Parlament një zarf me plumb nga Serbia

Lapsi.al 6 November 2019
Mbërrin në Parlament një zarf me plumb nga Serbia

Në Parlamentin boshnjak ka mbërritur një pako me një zarf nga Serbia që brenda kishte një plumb. Sipas informacioneve të para thuhet zarfi që mbante një plumb brenda kishte ardhur nga Beogradi, dhe ajo dërgesë ishte pranuar nga Zyra për Shërbime të Përbashkëta të Institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Adresa e marrësit të zarfit ishte Parlamenti, rruga Trg BiH 1, megjithatë nuk është treguar saktësisht se për kë ishte dërgesa.

Lidhur me këtë tashmë po merren edhe policia dhe autoritetet boshnjake, për të zbuluar se kush ka qenë dërguesi i zarfit dhe cili është ‘mesazhi”. Plumbi mësohet të ketë qenë i kalibrit 7.65./Express/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI