Flash

Lideri i Guns N' Roses pëson një incident në skenë (VIDEO)

Lapsi.al 6 November 2019
Lideri i Guns N' Roses pëson një incident në skenë

Performanca e këngëtarit Axl Rose, në Las Vegas, ishte më energjike se ç’duhej. Teksa ka qenë duke kënduar hitin “Knockin ‘On Heaven’s Door”, lideri i “Guns N’ Roses” nuk ka mbajtur dot ekuilibrin dhe ka rënë në mes të skenës.

Fatmirësisht nga incidenti Rose nuk ka pësuar dëmtime, madje ai është ngritur dhe ka nisur të fshijë skenën me peshqir, për të shmangur ndonjë rrëzim tjetër.

Për të gjithë fansat e shqetësuar, këngëtari i ka falenderuar ata në Twitter, madje ka treguar dhe një detaj mjaft interesant. Ai ka shkruar se ka shpëtuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës falë çizmeve që kishte veshur.

Nuk është hera e parë që Rose rrëzohet gjatë një performance. Në vitin 2017 ai u hodh nga piano që ndodhej në skenë, duke thyer këmbën.

Të këshilluara

Gentinjo rikthehet në muzikë

Javë më parë Getinjo na habiti të gjithëve pas një deklarate të papritur që bëri në Instagram. Reperi njoftoi se do të heqë dorë nga muzika dhe tregoi se nuk do...

13:02

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI