Flash

Shtohet presioni amerikan: ‘Jo” 5G kineze për celularët shqiptarë

Lapsi.al 6 November 2019
Shtohet presioni amerikan: ‘Jo” 5G kineze për celularët

(I plotësuar) Ajo që po përflitej prej ditësh është bërë realitet. Ndërsa kompanitë celulare shqiptare po përgatiten për të futur teknologjinë 5G, që siguron internet me shpejtësi të lartë dhe me transferim më të madh të dhënash, diplomatët dhe ‘agjentët’ amerikanë po ushtronin presion ndaj atyre, që tashmë kanë bërë edhe kontratat e para në Kinë, që kjo teknologji të mos importohet nga gjigandi i telefonisë Huawei. Me sa duket punë nën rrogoz ka qenë e pa mjaftueshme deri sa ambasada USA në Tiranë, doli me një njoftim në faqen e saj në Facebook, aty ku zakonisht publikon videot për reformën në drejtësi, për ti'u drejtuar direkt qytetarëve shqiptarë.

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja? Nënteksti i këtij mesazhi të shoqëruar edhe me një foto antenash celulare është i dekriptueshëm lehtë.

Por për ata që nuk e kanë kuptuar mirë mesazhin e së dielës, e ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë ka qenë më ekspicite: "disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje" ka theksuar ajo duke kundërshtuar tekoologjinë kineze por duke hedhur poshtë edhe aludimet e disa mediave opozitare se qeveria e Tiranës ishte pro importimit të saj.

Për të mos lënë asnjë shteg për keqinterpretim, që u shtua nga disa artikuj spekulativë në media se Rama po pranonte teknologjinë kineze pas dështimit të përppjekjeve për një takim me Trump, dje mazhoranca nxori kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për tu reshtuar përkrah qëndrimit amerikan.

Po përse i gjithë ky shqetësim dhe çfarë qëndron në sfon të tij?

Shqetësimi amerikan është për gjigandin “Huawei” me të cilin kanë kontaktuar disa ndërmjetës shqiptarë dhe të cilit administrata Trump i ka shpallur një luftë pa kompromis. Lapsi.al i është kthyer debatit botëror që po zhvillohet për këtë temë.

Në fund të nëntorit të një viti më parë ëall Street Journal theksonte se administrate amerikane ka shpallur një luftë të gjërë për të bindur qeveritë dhe kompanitë celulare të vendve aleate të heqin dorë nga instalimi i paisjeve “Huawei”. Sipas saj sidomos në vendet ku ndodhen baza amerikane do të shihej me sy të keq përdorimi i kësaj teknologjie që kërcënonte sigurinë e ushtarakëve amerikanë. Kërcënimi bëhej i qartë: ose teknologjinë kineze, ose mbrojtjen e Uashingtonit.

Kësaj thirrje i janë përgjigjur Australia, Japonia dhe Zelanda e Re të cilët përveç SHBA-ve e kanë përjashtuar gjigandin kinez nga rrjetet e tyre kombëtare.

Por sherri gjigand do të plaste në pranverën e këtij viti mes dy personazheve tepër të njohur për botën shqiptare. Nga njëra anë kancelares gjermane merkel dhe në anën tjetër abasadorit amerikan në Berlin që tash së fundi u caktua edhe i dërguari i Trump pr dialogun Serbi –Kosovë, Richard Grenell (foto e madhe lart).

Gjermnia kishte vendosur të hapte tenderin për teknologjinë 5G për kompanitë e saj Deutsche Telekom, Telefonica O2, Vodafone et 1 & 1 Drillisch, të cilat nuk i përjashtonte nga përdorimi i teknologjisë së “Huawei”.

Por kjo i revoltoi amerikanët. Ambasadori Grenell i dërgoi një letër shantazhuese ministrit gjerman të ekonomisë, Peter Altmaier. Sinjali ishte i fortë. Nëse ju nuk përjashtoni kompaninë kineze, ShBA mund të zvogëlojë ose të ndërpresë bashkëpunimin në fushën e zbulimit.

Ultimatumi gjerman u prit me indinjatë në Berlin dhe kancelarja Mekel u detyrua të reagojë publikisht. “Ne do ti japim një shanc gjithkujt, pa u treguar “naivë” ishte reagimi i saj që do të thoshte se kinezët nuk do t’i pengonte, por duke i vënë njëkohësisht kushte të forta në lëmin e sigurisë.

Sipas amerikanëve “Huawei” është në shërbim të drejtpërdrejtë të partisë komuniste kineze dhe të shërbimeve secrete të Pekinit.

Përpos fakteve në këtë legjendë ka ndihmuar edhe historia personale e themeluesit të saj, Ren Zhengfei (foto poshte), i cili gjatë revolucionit kulturor ka qenë inxhinjer i ushtrisë kineze.

Le fondateur de Huawei, Ren Zhengfei, s’adresse aux médias chinois à Shenzhen (Chine), le 17 janvier.

Ai u hodh pastaj në elektronikë, në zonën e jug lindjes së Kinës që po konceptohej si fabrika e botës. Në 1987 ai themeloi “Huawei” që e ka selinë qëndrore në Shenzen përballë Hongongut.

Përfaqësuesit e këtij gjigandi e kanë mohuar çdo lloj lidhjeje të teknologjisë së tyre me spiunazhin. Ata pretendojnë se SHBA dhe Trump po i luftojnë për arsye thjeshtë ekonomike. Sepse grupi kinez që ka zgjedhur të reklamohet prej futbollistëve si Grizman apo aktorëve si Scarlett Johansson ofron në treg aparate celularë me çmime më të lira se ato perendimore, duke ofruar të njëjtat parametra.

Au centre Huawei de Pékin, avant la cérémonie de lancement des produits équipés en 5G, le 24 janvier.

♦Promovimi i produkteve 5G te Hauëei ne Pekin

Sipas të dhënave që ka pare Lapsi.al, ai tashmë e ka kaluar Apple në shitjen e smartfonëve dhe brenda 2020, planifikon të kalojë edhe Samsungun.

Pikërisht kjo betejë e ashpër e një bote globale po përthyhet ditët e fundit edhe në Tiranë.

Pak ditë më parë kandidatja për ambasadore e SHBA, Yuri Kim, duke folur para senatorëve amerikanë përmendi rrezikun e investimeve kineze në Shqipëri. Ndërsa të dielën, pas presioneve “off” me zyrtarët, selia e rrugës së Elbasanit e precizoi ku e kishte hallin, duke ngritur pyetjen retorike që mund ti japin përgjigje ata që dinë të dëgjojnë: “a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G”?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI