Flash

8 filma për të apasionuarit pas dramës (FOTO)

Lapsi.al 6 November 2019
8 filma për të apasionuarit pas dramës (FOTO)

1. "The Terminal" (Terminali)

Victor, turisti nga Europa Lindore e gjen veten në aeroportin e New York-ut si pasojë e një lufte të papritur që shpërtheu në vendin e tij. Atij do të duhet të jetojë aty derisa lufta të mbarojë, por ç'ndodh gjatë kësaj periudhe?

2. "12 Years a Slave" (12 vite skllav)

Një njeri me ngjyrë, dikur i lirë, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Për 12 vite me radhë, jeta e tij është në duart e pronarit të pamëshirshëm në mes të një vendi ku i duhet të luftojë çdo ditë për të mbijetuar.

3. "Life is beautiful" (La vita e bella)

Një burrë hebre dhe djali i tij janë viktimat e Holocaust-it të ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të mbrojtur të birin nga rreziku që ndodhej jashtë, babai përdorte imagjinatën për t'i treguar se jeta është e bukur, edhe brenda një kampi.

4. "Ps: I love You"

Bëhuni gati të qani nga fillimi në fund. Holly, humbet dashurinë e jetës së saj, Gerry-n si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme. Çfarë gjen pas vdekjes së tij, e ndihmon të kalojë dhimbjen e të vazhdojë jetën pa të.

5. "The Boy in the Striped Pajamas" (Djali me pizhama me vija)

"Djali me pizhama me vija" është historia rrënqethëse e një miqësie të ndaluar mes një vogëlushi 8-vjeçar (djal i një komandanti gjerman) dhe një fëmije hebre, brenda një kampi përqëndrimi.

6. "Room" (Dhoma)

Pasi një periudhe shumë të gjatë kohe të mbyllur brenda disa mureve, një grua dhe djali i saj arrijnë të lirohen. Eksperiencat dhe perceptimet e vogëlushit teksa sheh botën për herë të parë, do t'ju drithërojnë.

7. "The Pianist" (Pianisti)

Filmi tregon përpjekjet e një burri hebre të cilin e kanë ndarë nga familja gjatë operacionit për zhdukjen e hebrenjve në Poloni.

8. "Stepmom" (Njerka)

Pas 3 vitesh i divorcuar, Luke Harrison (Ed Harris) gjen një të dashur të re. Ish-gruaja e tij Jackie (Susan Sarandon) dhe e dashura e re do të detyrohen të lënë mënjanë mëritë dhe ndryshimet për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve pas një krize të thellë familjare.

 

Burim: Anabel

Të këshilluara

Bakteri që i kthen mbetjet plastike në ujë

Sipas disa studimeve të fundit, brenda vitit 2050, do të ketë më shumë mbetje plastike në oqeane se peshq. Për këtë arsye, të shumtë janë ata që kanë nisur t...

15:20

8 arsye pse turistët zhgënjehen nga Parisi

Parisi më shumë se një vend. Në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art ...

12:30

Facebook sjell një opsion të ri

“Preventive Healthcare”, është një opsion i ri i Facebook dedikuar parandalimit të sëmundjeve të zemrës, tumorit dhe sëmundjeve sezonale. Gjiganti i rrjeteve...

13:00

Makinat elektrike, gati në vitin 2020

Moduli i ardhshëm i Transportit të së Ardhmes është shumë pranë veturave elektrike që drejtohen nga veturat e dizajnuara nga Tesla ose Mercedes. Me një shpej...

17:01

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI