Flash

Sherri te Ekonomiku, dekani: Agresorët të dalin para ligjit. Mos të guxojë askush të prekë studentët tanë

Lapsi.al 5 November 2019
Sherri te Ekonomiku, dekani: Agresorët të dalin para ligjit. Mos

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ka folur për ngjarjen e rëndë në “Qytetin Studenti”, ku dy persona jo studentë, kanë hyrë brenda në sallën e leksioneve dhe janë konfliktuar me studentët e grupit që zhvillonte orën e mësimit. Ai theksoi se përplasja mes tyre ka ndodhur pasi ka mbaruar mësimi. Dekani tregoi detaje mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ripërsërit apelin për satrukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal.

“Pasdite dje gjatë zhvillimet të mësimit, një pegdadpge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë. Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje. Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo, por as jashtë  në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë  duhet të përgjigjem patjetër para ligjit." - u shpreh Kule.

Dekani vazhdoi prononcimin e tij duke zbuluar detaje nga ngjarja.

"Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. /Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata” - u shpreh Kule.

Të këshilluara

Shpjegimi i ëndrrave “me pullë të kuqe”

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni krejtësisht të hutuar me ëndrra seksi për shkak të së cilës jeni trembur?  Ëndërrimi i të dashurit parashikon sukse...

22:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI