Flash

Polici i parë në Vetting, shef i sektorit të ankesave në SHÇBA nuk justifikon 1.4 milionë lekë

Lapsi.al 5 November 2019
Polici i parë në Vetting, shef i sektorit të ankesave në

Shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA Oltion Shehu ishte zyrtari i parë që u përball me vetingun në radhët e policisë. Komisioni i jashtëm i vlerësimit konstatoi probleme në kriterin e pasurisë, pasi Shehu nuk justifikon një shumë prej 1.4 milion lekësh.

Për këtë konstatim të komisionit, zyrtari i SHÇBA tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, në një bingo ku ka pasur detyrën shef salle, banakier por edhe kamarier.

Gjatë kësaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pa dokumentuara. Po ashtu Shehu pretendoi se nuk ishte në dijeni që gjatë kësaj periudhe ka qenë pa siguracione.

Sipas hetimit, Oltion Shehu rezulton se ka në pronësi një shtëpi dykatëshe në njësinë nr.8,  ndërtimin e të cilës nuk e justifikon para komisionit. Për këtë konstatim Shehu u shpreh se banesa është ndërtuar nga të ardhurat ndër vite.

Avokati i oficerit kërkoi një rivlerësim të shpenzimeve, ndërsa komisioni i jashtëm i vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje. Në përfundim seancës dëgjimore, kreu i sindikatës së policisë tha se vetingu duhet të merret me thelbin e punës së drejtuesve të policisë, përmes vlerësimit të aftësive profesionale dhe identifikimin e favoreve politike.

Sadedin Fishta: Sa drejtues policie, duke filluar nga drejtori i pwrgjithshwm kwto kanw marrw nwn hetim pwr shkaqe qw janw me qindra vendime gjyqwsore.

Komisioni caktoi datën 8 nëntor, për shpalljen e vendimit ndaj Oltion Shehut. Në “sitën” e vetingut do të kalojnë më shumë se 11 mijë efektivë, ku komisioni do të verifikojë pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe të ardhurat e secilit./ Ora

Të këshilluara

Shpjegimi i ëndrrave “me pullë të kuqe”

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni krejtësisht të hutuar me ëndrra seksi për shkak të së cilës jeni trembur?  Ëndërrimi i të dashurit parashikon sukse...

22:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI