Flash

Microsoft: Me 4 ditë pune në javë, u rrit 40% rendimenti i punës

Lapsi.al 5 November 2019
Microsoft: Me 4 ditë pune në javë, u rrit 40% rendimenti i

Kompania Microsoft ka thënë se shitjet në Japoni i janë rritur për gati 40% gjatë një eksperimenti, në të cilën stafi ka punuar katër ditë në javë me pagë të plotë.

Zyrat janë mbyllur çdo të premte të muajit gusht të këtij viti dhe stafit me orar të plotë i është thënë “pushim i veçantë”, i cili është paguar.

Gjatë kësaj kohe, takimet janë kufizuar në 30 minuta dhe diskutimet online janë inkurajuar si alternativë ndaj takimeve të drejtpërdrejta.

Ky eksperiment ka ndodhur pavarësisht pse Japonia njihet për një prej orareve më të gjata të punës në botë, njofton REL. Më 2017, një sondazh ka gjetur se gati një çerek i kompanive japoneze kanë pasur persona që kanë punuar më shumë se 80 orë jashtë orarit brenda një muaji, kryesisht të papaguara.

Gjatë eksperimentit të kompanisë Microsoft po ashtu është thënë se energjia elektrike është shfrytëzuar 23 për qind më pak dhe 59 për qind letra më pak janë printuar gjatë kësaj periudhe, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Kjo kompani ka thënë se është duke planifikuar realizimin e një sfide të dytë këtë dimër, mirëpo kësaj here nuk do të ofrojë “pushimin e njëjtë special”. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI