Flash

Keanu Reeves prezanton të dashurën, fansat nuk ndalin së kritikuari

Lapsi.al 5 November 2019
Keanu Reeves prezanton të dashurën, fansat nuk ndalin së

Aktori i njohur i “Matrix”, Keanu Reeves nuk ka pasur asnjë lidhje serioze për dekada të tëra dhe nuk është treguar asnjëherë kaq i afërt me dikë në tapetin e kuq, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare.

Por, për habinë e të gjithëve ai mbërriti dorë për dore me Alexandra Grant në LACMA Art + Film Gala i prezantuar nga Gucci në Los Angeles. Aktori, 55 vjeçar dhe artistja nuk ia lëshuan dorën njëri-tjetrit dhe pozuan për dhjetëra fotografë, duke dëshmuar se nuk kishin asgjë për të fshehur.

Sidoqoftë kjo nuk i ka penguar ndjekësit në rrjete sociale ta “masakrojnë” për zgjedhjen e bërë duke lëshuar vrull kritikash dhe ofendimesh ndaj 46-vjeçares. Disa prej tyre shkruajnë se ajo duket si e ëma e aktorit, ndërsa të tjerë shprehin zhgënjim të theksuar për zgjedhjen e tij.

Keanu bashkëpunoi me Alexandran për librat “Ode To Lappiness” dhe “Shadows”. Ajo siguroi artin vizual për vëllimet e tij, i pari i botuar në 2011. Për javë të tëra ka pasur zëra që Keanu e ka marrë seriozisht lidhjen me artisten, pasi të dy dukeshin shumë të lumtur në mes të tetorit, kur u fotografuan duke dalë nga një bar Sushi në Bulevardin Sunset në Los Angeles.

Të këshilluara

Selena Gomez shkruan histori

Selena Gomez është futur në historinë e muzikës. Vetëm pak ditë më parë ajo u kthye në tregun muzikor me dy këngë që flisnin për jetën e saj personale dhe marrë...

15:39

Elvana Gjata sërish në krahët e Poo Bear

Elvana Gjata është përfolur shumë kohët e fundit si fituesja e mundshme e Festivalit të RTSH-së së këtij viti. Ndërsa nga këngëtarja nuk kemi ende një prononcim...

14:16

Joker arrin fitimin prej 1 miliard dollarë

Filmi “Joker” po arrin përfitime marramendëse, kur kihet parasysh se nuk është një film tradicional me superheronj, duke shënuar kështu një arritje të madhe të ...

12:00

Luiz Ejlli: Festivali i RTSH-së, i korruptuar

Luiz Ejlli mendon se festivali i RTSH-së është i korruptuar dhe se pazaret dhe hilet datojnë kur u vendos se këngëtari fitues do të përfaqësonte Shqipërinë në E...

10:35

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI