Flash

Arrestimi i Rrajës për atentatin ndaj prokurorit, reagon ashpër Lulzim Basha

Lapsi.al 5 November 2019
Arrestimi i Rrajës për atentatin ndaj prokurorit, reagon ashpër

Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e 34-vjeçarit Redjan Rraja, si një ndër autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Andi Malokut dhe Pëllumb Muharremit, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.

Duke iu referuar faktit se Redjan Rraja është i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Basha tha se kjo është në vazhdën e poshtërimit të PS, sepse tregon se është një luftë e pastër mes bandave në pushtet..

Lexoni më tej nga Lapsi.al: 

 Arrestimi i Redjan Rrajës, reagon deputeti i PS-së 

Arrestimi i Redjan Rrajës, vjen reagimi i kryeministrit Rama 

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të PS, të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon se kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, që do iu kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament e qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi që sapo ka nisur, një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave e të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe të zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon dhe arrestimi i sotëm”, tha Basha.

Të këshilluara

Shpjegimi i ëndrrave “me pullë të kuqe”

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni krejtësisht të hutuar me ëndrra seksi për shkak të së cilës jeni trembur?  Ëndërrimi i të dashurit parashikon sukse...

22:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI